Pasditen e së shtunës Shqipëria dërgoi drejt Italisë 30 mjekë dhe infermierë për ti ardhur në ndihmë shtetit fqinj në situatën e veshtirë që po kalon prej Coronavirus.
Një gjest i tillë është përshëndetur dhe pritur mjaft mirë si nga qeveria italiane ashtu edhe nga populli.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook videon e një qytetari italian i cili ka dalë në ballkon dhe në shenjë falënderimi për gjestin e Shqipërisë ka luajtur me fyell himin shqiptar.
Qyteti italian thotë se Shqipëria një vend i varfër u tregua një mik i vërtetë, nga ata miqtë që edhe euron e fundit që kanë në xhep ta japin.
Kryeministri Rama tha se kjo video e bërë nga ballkoni i një qytetari italian e ka bërë të drithërohet fort dhe në pamundësi për t’ja thënë drejtpërdrejt falënderimin ka vendosur që ta shpërndajë videon dhe falënderimet në faqen e tij në Facebook.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2823967841027434/?t=2Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2823967841027434/?t=2
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2823967841027434/?t=2