Emergjenca e krijuar në të gjithë botën prej COViD-19, ka anuluar shumë evente artistike dhe sportive në të gjithë botën.
Një prej tyre ishte edhe Eurovizioni i cili do të mbahej në maj të këtij viti, por që është anuluar duke u shtyrë për vitin që vjen.
Shqipëria do të përfaqësohej këtë vit nga këngëtarja Arilena Ara e cila u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH.
Menaxheri i këngëtares Popi Kola në një intervistë për emisionin Rreze Dielli ka folur për herë të parë se si e priti Arilena këtë vendim.
Ai tha se lajmin e morën vesh fillimisht nga media, ndërsa pak minuta më pas ju erdhi njoftimi zyrtar.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8vhOY1HL_t/