ShowBiz

Një deklaratë e vërtetë dashurie, Graniti i bën të shoqes, urimin që çdo femër do të donte për ditëlindje

 

Bashkëshortja e Granit Xhakës feston sot ditëlindjen dhe futbollisti i njohur ka vendosur ti dedikojë disa fjalë shumë të veçanta me këtë rast.

Ai ka postuar në instagram disa foto shumë të veçanta ku shfaqen së bashku dhe një tjetër ku Leonita është bashkë me vajzën e tyre.

Krahas këtyre fotove Graniti i bën asaj urimit më të bukur për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Në jemi bashkë prej 5 vitesh, çka nënkupton 5 vite lumturi për mua. Dhe së fundmi ti solle në jetë vajzën tonë të mrekullueshme duke na e shtuar gëzimin në jetën tonë. Të uroj një ditë të mrekullushme, pavarësisht ditëve të vështira që po jetojmë së fundmi. Mezi po pres për më shumë vite të tjera plot lumturi”, shkruan Graniti krahas fotove ku pozojnë së bashku.

Leonita ka marrë shumë urime nga miq dhe të afërm të çiftit të cilët i kanë uruar veç lumturi.

https://www.instagram.com/p/B-ZVcqmjGQN/

Link: https://www.instagram.com/p/B-ZVcqmjGQN/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8KLrVMHq0p/