Aktualitet

U nisën në Itali pa ju thënë prindërve, moderatorja italiane qetëson prindërit shqiptarë

Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë për ti ardhur në ndihmë shtetit fqinj në luftën e ashpër kundër Covid-19.

Ky gjest është përshëndetur nga mediat, qytetarët dhe politika italiane të cilët kanë falënderuar Shqipërinë për këtë gjest me vlerë të madhe.

Në një lidhje skype për emisionin “Agora” në Rai3, kryeministri Rama tregoi se si i lindi natyrshëm idea për të dërguar mjekë dhe infermierë në Itali.

Ai tha gjithashtu se të gjithë mjekët u treguan menjëherë të gatshëm e madje disa prej tyre nuk i kishin thënë prindërve që do të niseshin në Itali.

Moderatorja e emisionit Serena Bortone ka qetësuar të gjithë prindërit shqiptarë duke theksuar se do të kujdesen mjaft mirë për mjekët shqiptarë, pasi jemi popull bujar dhe i ndjeshëm tha moderatorja.

Ndërkaq kryeministri Rama tha se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi, por jo shtetet.

Shtetet duhet të projektojnë kundërsulmin në këtë luftë tha kryeministri gjatë lidhjes direkte në Rai3.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/551301682178660/

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/551301682178660/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-SKkeppBFO/