Kryeministri Rama gjatë një interviste me skype për emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos ka treguar se vetë ai nuk e ka bërë testin për COVID-19.
Ai tha se nuk duhet të testohet kush nuk ka simptoma dhe se gjithkush duhet të sillet sikur e ka virusin duke respektuar të gjitha rregullat.
Kryeministri shtoi gjithashtu se testet thjesht për t’u informuar nuk kanë vlerë dhe janë shpenzim i kotë i tamponëve që mund t’ju shërbenin njerëzve të tjerë që kanë vërtetë nevojë.
Kryeministri shtoi gjithashtu se duke u testuar nuk është se ndryshon diçka, mjafton që të bëjmë ekzaktësisht të njëjtën gjë do të bënim edhe pa u testuar.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=c_OA9VOb2mA
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B78et9BJu_4/