Që prej ditës që janë izoluar në shtëpi e deri më sot personazhet e njohur i kemi parë të postojnë vazhdimisht foto e video të ndryshme në të cilat na tregojnë detaje nga përditshmëria e tyre.
Aktori i humorit Bes Kallaku ka vendosur që gjatë izolimit të numërojë kokrat e orizit para dhe pas zierjes.
“Edhe le të më thonë prapë që shton pilafi po nuk ja thyva kaptinën, 1200 kokrra para se ta ziej, 1200 pasi e zieva. Dita e ku e di mo e karantinës. Jena mirë”, shkruan ai krahas videos ku shfaqet duke numëruar kokrat e orizit pas zierjes.
Ai ka vendosur ta kalojë këtë situatë me sa më shumë humor, duke vendosur që ti bëjë për të qeshur edhe fansat e tij duke qenë se tashmë të gjithë janë duke qëndruar në shtëpi prej gati katër javësh.
https://www.instagram.com/p/B-cXtW7HI1C/Link: https://www.instagram.com/p/B-cXtW7HI1C/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3FGFlKBunn/