ShowBiz

Gazi i këndon ninulla djalit, ja si janë ditët e çiftit në izolim

Aktori Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi kanë treguar për emisionin e pasdites në “Top Channel” se si po i kalojnë ditët në karantinë.

Gazi tha se izolimi ka të mirat e veta sepse tashmë ka më shumë kohë për të kaluar me familjen dhe sidomos me të birin duke zbuluar kështu çdo ditë pasione të reja të tillë.

Ira ndërkaq tregon se nga të dy, Gazi i këndon më shpesh ninulla të birit dhe e vë me shpesh në gjumë gjatë këtyre ditëve.

Aktori tregoi se gjatë ditëve në karantinë ai zgjohet shpesh herë me dëshirën për t’u kujdesur për lulet, ndërsa Ira merret me punët e shtëpisë përfshi edhe gatimin.

https://www.youtube.com/watch?v=hUvyOYgHm6w

Link: https://www.youtube.com/watch?v=hUvyOYgHm6w

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6wkQnuA37W/