Modelja e njohur e “Victoria Secret”, Alexina Graham ka përfunduar në spital e infektuar me COVID-19.
30 vjeçarja ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar gjatë ditëve që ishtë sëmurë.
Përmes një statusi në instagram modelja tha se njerëzit duhet ta marrin më seriozisht këtë situatë, duke u izoluar në shtëpi, pasi rrezikojnë veten dhe të tjerët.
Modelja tregon se përfundoi në spital pasi gjendja e saj u përkeqësua, ndërsa shton se nuk ishte në gjendje të bënte as një dush vetë dhe ndonjëherë nuk ishte as e aftë të fliste, ndërsa kishte dhimbje të tmerrshme
Ajo falënderon motrën e saj që i qëndroi pranë në çdo moment edhe gjatë kohës që ishte në spital duke e telefonuar përditë, ndërsa përsërit vazhdimisht apelin për të qëndruar në shtëpi, deri në përfundim të kësaj situate.
https://www.instagram.com/p/B-Wb_nnHVjH/Link: https://www.instagram.com/p/B-Wb_nnHVjH/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/