Aktualitet

Adelina Tahiri humb personin e afërm nga Coronavirus

Këngëtarja Adelina Tahiri prej tre javësh ndodhet aktualisht në izolim së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në “TvKlan”, Adelina tha se dy ditë më parë miku i ngushtë I bashkëshortit të saj, humbi jetën prej Coronavirus në Greqi.

Adelina thotë se si ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë përjetuar shumë keq këtë lajm, pasi ata ishin takuar vetëm dy muaj më parë gjatë një udhëtimi.

Këngëtarja thotë se e ka marrë shumë seriozisht këtë situatë duke u vetëizoluar shumë më herët se gjithë të tjerët dhe duke i respektuar në maksimum masat shtrenguese që janë marrë nga qeveria.

https://www.youtube.com/watch?v=bGxTgGyEZ54&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=bGxTgGyEZ54&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7v-zXXFgjV/