ShowBiz

Aktori i njohur shtrohet me urgjencë në spital, i nënshtrohet testit për COVID-19

Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug është shtruar me urgjencë në spital, ndërsa është duke pritur rezultatet e analizave pasi dyshohet për COVID-19.

Prej ditësh ai ishte i izoluar së bashku me bashkëshorten në një shtëpi të tyre në fshat, por aktori është ndier keq me temperaturë të lartë, kollë dhe simptoma të tjera të ngjashme me sëmundjen në fjalë.

Ai mund të jetë infektuar pak përpara se të izolohej pasi sëmundjes i duhen deri në 14 ditë për të manifestuar simptomat.

Aktori është në pritje të përgjigjes së përgjigjes së testit, ndërkohë kujtojmë se Turqia ka ndërprerë prej disa javësh xhirimet e të gjitha filmave dhe serialeve për të shmangur kështu përhapjen e virusit.

Link: https://www.albawaba.com/entertainment/k%C4%B1van%C3%A7-tatl%C4%B1tu%C4%9F-admitted-hospital-he-infected-coronavirus-1348220

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/