Bill Lapschies është padyshim një mbijetues.
Burri nga Oregon ka lindur në 1916 dhe i ka mbijetuar pandemisë së gripit në 1918, Luftës së dytë botërore dhe tani edhe Coronavirusit.
Bill ka festuar një ditë më parë 104 vjetorin e lindjes, ndërsa 19 ditë më parë ai kishte temperaturë dhe të gjitha simptomat e COVID-19.
Ndërkaq mjeku i të moshuarit tha se Bill fatmirësisht nuk shfaqi probleme të rënda me frymëmarjen dhe për pasojë nuk u pa e nevojshme vendosja e tij në aparat respirimi.
Pas shërimit, familja i ka organizuar një festë ditëlindjeje të moshuarit nën masa të rrepta sigurie, duke respektuar distancën prej një metër nga njëri tjetri, por nuk munguan detajet e veçanta festive.
“Nuk e di se si mbijetova, thjesht iku” i tha Bill mbesës së tij kur e pyeti se si mundi ti mbijetonte sëmundjes.
104 vjeçari u vetëizolua në që në datë 5 mars pasi shfaqi simptomat e para të sëmundjes.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-evkRjpuc6/