Shkon në 16 numri i viktimave nga COVID-19 në vend.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 78 vjeçar nga Durrësi i cili prej tre ditësh ishte në gjendje të rënduar.
I moshuari vuante nga hipertensioni dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 277 numrin total të rasteve në vend.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin infektiv janë të shtruar 81 persona, 8 prej të cilëve në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
Ndërkaq një lajm i mirë është shërimi i 9 pacientëve të tjerë, duke e çuar në 76 numrin e personave që e kanë fituar betejën me këtë virus.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=dqAsji3oiug
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/