Kina është vendi i parë ku shpërtheu Coronavirus që sot ka paralizuar të gjithë botën duke shkaktuar mijëra të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve po përhapet me shpejtësi marramendëse.
Duke u nisur nga situatë ,qyteti Shenzhen në Kinë ka ndaluar konsumin e mishit të maceve dhe qenve si masë parandaluese për përhapjen e infeksioneve të ndryshme.
Kjo masë do të hyjë në fuqi nga data 1 maj e këtij viti.
Të dhënat tregojnë se rreth 30 milion qen vritet çdo vit për mish në Azi.
Megjithatë ngrënia e mishit të qenit nuk është diçka e zakonshme për kinezët, shumë prej tyre nuk e konsumojnë këtë lloj mishi.
Link: https://www.bbc.com/news/world-asia-china-52131940
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/kitten-cat-rush-lucky-cat-45170/