Kryeministri Edi Rama tha se nga java tjetër mund të fillojnë disa lëshime me pikatore lidhur me rregullat e lëvizjes gjithmonë nëse shifrat janë në favor të lëshimit.
Gjatë një komunikimi live në Facebook kryeministri sqaroi se masat shtrënguese na kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë në uljen e agresivitetit ndaj armikut që sipas kryeministrit na ka dëmtuar më pak nga sa e kishim parashikuar.
Rama tha se deri në mes të muajit prill do të mësojmë se deri sa thellë është shtrirë ky armik në vendin tonë dhe se po studiojmë disa lehtësira lëvizjësh që i kemi gati me ndihmën e zotit duke filluar me pikatore nga java tjetër, gjithmonë nëse numrat deri të dielën do të na lejojnë ta marrin në konsideratë pikatoren shtoi ai.
Megjithatë Kryeministra tha se kjo nuk do të thotë që katastrofa është shmangur përfundimisht pasi lufta nuk ka shkuar ende në gjysmë, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të mos e lëshojnë veten, por të vazhdojnë kështu, pasi nuk ka asnjë rrugë tjetër.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/654347055385321/Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/654347055385321/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/654347055385321/