Numri i rasteve të koronavirusit në Connecticut është ngjitur në 3557 me 85 vdekje në mbarë vendin. Një foshnjë vetëm 7-javore është ndër vdekjet më të reja në Connecticut. Vajza e mitur ishte nga Hartford, sipas kryebashkiakut të Hartford, Luke Bronin, i cili sqaroi moshën e fëmijës si 7-javëshe.
Guvernatori i Connecticut dha lajmin e trishtë për një vajzë të porsalindur që ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
“Me trishtim të madh dhe zemërthyer, sot mund të konfirmojmë fatalitetin e parë pediatrik në Connecticut të lidhur me #COVID19. Një e porsalindur 7 javëshe nga zona e Hartford u soll pa shenja jete në një spital në fund të javës së kaluar dhe nuk mundi t’ia dilte”.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/