Aktorja e njohur turke Xhansin Cekili është konfirmuar pozitive me COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur vetë ajo në rrjetet sociale kur tha se kishte ndier të gjitha simptomat e sëmundjes, kollë, temperaturë dhe dhimbje gjoksi.
Menjëherë u drejtua në spital për të bërë testin dhe rezultoi pozitive.
Aktorja e njohur për rolin e Ajsel në serialin “Puthje në errësirë”, tha gjithashtu se kishte pasur shumë frikë jo vetëm për veten, por mos ia ngjiste sëmundjen familjarëve të saj.
Pasi rezultoi pozitive aktorja është vetëizoluar në shtëpi, ndërsa thotë se gjatë këtyre ditëve ka pasur probleme edhe me nuhatjen dhe se nuk mund të nuhasë asnjë gjë.
Link: https://www.haberler.com/oyuncu-cansin-cekili-korona-viruse-yakalandi-13082885-haberi/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/