Ornela Sabatin, e fejuara e futbollistit të Juventusit Paolo Dybala ka rezultuar për herë të tretë pozitive ndaj testit të Coronavirus.
Fillimisht ishte Dybala që rezultoi pozitiv dhe më pas testit ju nënshtrua edhe e fejuara e tij e cila fillimisht doli negative, por pas testit të dytë dhe të tretë u konfirmua se ajo ishte infektuar me Coronavirus.
Sabatini dhe Dybala kanë prej mëse 10 ditësh simptoma të sëmundjes, por janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata janë izoluar në shtëpinë e tyre që pas 21 marsit dhe aktualisht janë në gjendje të stabilizuar dhe këtë e ka konfirmuar vetë Sabatini në instagram.
Ajo ka shpjeguar me detaje se përse është detyruar të bëjë testin për herë të tretë dhe gjithashtu ka treguar se ajo dhe i fejuari i saj janë në gjendje të mirë shëndetësore.
https://www.instagram.com/p/B-AUaXkquGH/Link: https://www.instagram.com/p/B-AUaXkquGH/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/