Aktualitet

Përfundon vetëizolimi i Merkel, kancelarja rikthehet në zyrë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përfunduar 14 ditët e saj të izolimit dhe është rikthyer në zyrë.

Ajo u vetëizoluar që më datë 20 Mars pasi mjeku që e kishte vizituar rezultoi i infektuar me Coronavirus.

Merkel iu nënshtrua menjëherë testit të parë i cili rezultoi negativ, po ashtu si edhe dy testet pasuese të cilat vërtetuan se Merkel nuk është prekur nga Coronavirus, por ka qëndruar e izoluar 14 ditë për të shmangur çdo lloj rreziku gjatë kësaj periudhe.

Merkel u rikthye në zyrë mëngjesin e sotëm dhe njoftimin e dha zëdhënësi i  saj.

Link: https://www.reuters.com/article/us-health-coronavirus-germany-merkel/merkel-ends-her-self-quarantine-returns-to-chancellery-idUSKBN21L1CY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B94zSM7jl9O/