Aktualitet

Rama jep udhëzimet e reja për fundjavën, ja çfarë do të ndodhë me lëvizjen

Duke nisur që nga ora 13:00 e ditës së nesërme e deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës  askush nuk do të mund të dalë nga shtëpia dhe qepenat e të gjitha dyqaneve do të jenë të mbyllura.

Kryeministri Edi Rama njoftoi në faqen e tij në Facebook se edhe këtë fundjavë do të veprohet po njësoj si fundjavën e kaluar.

“Nga nesër e shtunë 13:00, deri të hënën 05:00, njësoj si fundjavën e shkruar, të gjithë në shtëpi”, shkruan Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Disa ditë më parë Rama njoftoi se nga java që vjen mund të ketë disa lëshime me pikatore, gjithmonë nëse deri të dielën situata do të jetë në favor të lëshimeve.

Ai tha gjithashtu se deri në mes të muajit prill do të mësojmë se sa thellë është shtrirë ky armik në territorin e vendit tonë.

Rama ende nuk ka njoftuar se çfarë do të ndodhë javës tjetër, por me siguri do të ketë një njoftim të ri ditën e dielë.

Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/