Aktualitet

COVID-19, Kryeministri anglez shtrohet në spital, nuk e mposht dot në shtëpi virusin

Kryeministri anglez Boris Johnson u shtrua në spital gjatë ditës së djeshme, pasi mjekët e panë të arsyeshme që të ishte nën kujdesin e tyre.

Johnson u konfirmua me COVID-19, gati 10 ditë më parë dhe u vetizolua në shtëpi, por ende pas 10 ditësh vazhdonte të kishte temperaturë.

Ai shkoi në spital për një kontroll, por mjekët e panë të udhës që të qëndronte në spital për një kurim të mëtejshëm dhe për ta patur nën kontroll gjendjen e tij shëndtetësore.

Ndërkaq drejtimin mësohet ta ketë marrë Sekretari i parë i shtetit dhe ai për çështjet e jashtme, Domonoc Raab.

Link: https://www.independent.co.uk/news/health/coronavirus-boris-johnson-hospital-tests-covid-19-a9448556.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-MH16kAErq/