Aktualitet

Rama jep mesazhin e fortë, “Do të jemi përgjegjës për situatën nëse…”

Kryeministri Edi Rama që prej evidentimit të rasteve të para në vend me COVID-19 e deri më sot i ka bërë thirrje dhe vazhdon ti bëjë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të shmangun përhapjen e virusit.

Në një komunikim të fundit, ai paralajmëroi ashpërsim të masave deri në heqje lirie për të gjithë të pabindurit.

Ndërkaq ditën e sotme ai e ka nisur me një shprehje të famshme të Martin Luther King.

“Mund të mos jemi përgjegjës ne për situatën në të cilën gjendemi, por do të jemi nëse nuk bëjmë asnjë gjë për të ndryshuar”, thuhet në mesazhin e shpërndarë prej tij të cilin e ka quajtur të çmuar.

Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/