24 orët e fundit kanë shënuar fatmirësisht një ulje të numrit të rasteve të reja me COVID-19 në vend.
Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 16 taste të reja, 12 më pak se një ditë më parë.
Një lajm i mirë është që listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 12 persona të tjerë, duke e çuar në 116 numrin total të të shëruarve në vend.
Ndërkaq në spitalin infektiv janë shtruar 66 persona, 5 prej tyre në terapi intensive, ndërsa në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë shtruar 7 pacientë, 6 prej të cilëve në terapi intenstive.
Harta e të prekurve është zgjeruar edhe më shumë në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=meplQ3eGsfg
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/