Aktualitet

Lajm i mirë, nga sot nis testimi i ri, ja personat që do ti kthehen jetës normale

Edhe Shqipëria do ti nënshtrohet testimit të ri përmes një analize gjaku për të parë nivelin e antikorpeve tek personat që kanë imunitet të fortë dhe mund ti rikthehen aktivitetit normal.

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini, tha gjatë një interviste për “Ilva Now” se Komiteti Teknik ka miratuar paktin që testimi cerologjik të hyjë në QSUT që prej ditës së sotme, duke testuar fashat dhe grupet që janë të riskuara, apo që e kanë patur COVID-19 në mënyrë asimptomatike.

Kjo analizë gjaku do të zhvillohet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT, por ende nuk është përcaktuar mënyra ekzakte e procedimit, por pritet që rastet të përcaktohen nga mjekët e familjes.

Ndërkaq Tomini theksoi gjithashtu se në javën e 5-të të epidemisë, pritet që kurba e të infektuarve të nisë rënien.

Gjithashtu ajo u ndal edhe në rastin e Shkodrës, ku u vu re një rritje e numrit të të prekurve.

Tomini tha se kjo lidhet me disa arsye po kryesorja është mosrespektimi i rregullave të distancimit social.

https://www.youtube.com/watch?v=q5RsL6ZuvHc

Link: https://www.youtube.com/watch?v=q5RsL6ZuvHc

Burimi i fotos: ttps://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/