ShowBiz

Prej javësh në izolim Albani nuk njihet më, nuk do ta besoni si duket

Alban Skënderaj prej disa javësh është aktualisht në izolim së bashku me Miriam dhe dy fëmijët.

Por izolimi në shtëpi dhe sidomos mungesa e një berberi shkakton padyshim ndryshim në pamje, sidomos tek meshkujt të cilët i presin më shpesh flokët.

Këtë problem e ka edhe Albani i cili thotë se është kthyer me pahir në 2005 kur flokët i mbante më të gjata dhe në fotot e shpërndra në instagram flokët e tij janë zgjatur dukshëm aq sa i mbulojnë sytë.

“Thuaj të vërtetën, çfarë nuk do jepje për një berber, parukier”, shkruan ai krahas fotove të shpërndara në instagram.
Mesa duket Albani nuk është i vetmi që e ka këtë problem.

Shumë personazhe të njohur janë detyruar të qethen tullë, të vetmin model që mund ta realizojnë vetë në kushte shtëpie.

Link: https://www.instagram.com/albanskenderaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1mK6pzAC1N/