ShowBiz

Gruaja i qeth flokët, aktori përfundon me modelin më interesant që keni parë ndonjëherë

Në kushtet e izolimit kur është e pamundur ti dhurosh vetes një qethje flokësh, në rastin më të mirë të vjen në ndihmë një familjar.

Kështu aktori Visjan Ukcenaj ja ka besuar qethjen e flokëve bashkëshortes së tij dhe gjithë procesin e ka dokumentuar me anë të një videoje.

Ai ka postuar në instagram momentin kur e shoqja me makinë roje në dorë vendos të shkrijë talentin mbi kokën e tij.

Në fund rezultati është befasues, e shoqja e aktorit i ka bërë një model flokësh edhe më mirë sesa berberi.

Ajo i ka lënë vetëm një tufë flokësh në mes të kokës, ndërsa gjysma tjetër e kokësh është tullë, një model ky që para ca vitesh, madje ende edhe sot vazhdon të preferohet nga disa meshkuj.

Në fakt aktorit nuk i ka shkuar dhe aq keq, të paktën në fund ka dalë me një model flokësh dhe nuk i është dashur ti qethë flokët tullë në pamundësi për ti shkurtuar.

https://www.instagram.com/p/B-qAVU3BECm/

Link: https://www.instagram.com/p/B-qAVU3BECm/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9tnlicBIkh/