Aktualitet

Pipero jep lajmin e mirë, fundi i kësaj jave në vend shënon…

Fundi i kësaj jave dhe fillimi i javës që vjen do të shënojnë rënie të epidemisë.

Mjeku Pëllumb Pipero gjatë një interviste në “Oraneës”, tha se Shqipëria e arriti majën e epidemisë javën e kaluar dhe tashmë do të fillojë zbritja graduale.

Sipas Piperos fundi i këtij muaji do të ketë raste shumë të pakta, që mund të zgjasin deri në maj me disa raste sporadike.

Fundi i epidemisë sipas tij do të jetë një muaj pas rastit të fundit të konfirmuar me COVID-19.

Ai shtoi gjithashtu se Shqipëria fatmirësisht, falë masave të marra në kohë, nuk pati një majë të ashpër të epidemisë dhe kjo do të thotë se edhe fundi do të jetë pak më i gjatë.

https://www.youtube.com/watch?v=bfVXyhCn4ng

Link: https://www.youtube.com/watch?v=bfVXyhCn4ng

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224