Kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit në faqen e tij në Facebook një lajm të mirë lidhur me shtrimet në spital prej Coronavirus.
Ai tha se 10 ditët e fundit është vënë re një rënie graduale e shtrimeve në spital dhe kjo falë masave të marra në kohë dhe respektimit të tyre nga ana e qytetarëve.
Kryeministri tha se duhet të vazhdojmë kështu me durim të madh, pasi armiku vazhdon të jetë pas çdo porte dhe nëse vazhdohet në këtë mënyrë do të dalim më shpejt fitimtarë, më të mirë dhe më të fortë, vijon më tej ai në statusin e tij.
Aktualisht në spitalin infektiv dhe në atë COVID 2, “Shefqet Ndroqi”, ndodhen të shtruar 58 persona.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 23 persona që e kanë fituar luftën me COVID-19, duke e çuar në 154 numrin total te te shëruarve.
Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/