ShowBiz

Vajza e Fjollës këndon bashkë me të ëmën, ja si po shkon karantina e tyre

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka ndarë me publikun detaje nga izolimi i saj në shtëpi.

Gjatë një interviste për emisionin “Ftesë në 5”, në “Top Channel”, këngëtarja ka treguar se gjatë kësaj periudhë në izolim ka shtuar gati 5 kg, kjo pasi i pëlqen shumë të gatuajë.

Ajo thotë se gjatë kësaj periudhe i është futur seriozisht kuzhinës, duke gatuar ushqime të ndryshme.

Në një moment gjatë intervistës Fjolla thërrët edhe vajzën e vogël Alayën e cila fillon të këndojë duke krijuar një atmosferë shumë të veçantë.
Vogëlushja duket se ka marrë nga talenti i të ëmës dhe e ka me shumë pasion këngën.

Ndërkaq Fjolla ka tregur se e ka marrë shumë malli për studion, ndërsa foli gjithashtu edhe për projektet që ka për të ardhmen.

https://www.youtube.com/watch?v=C4LgETd_q8I

Link: https://www.youtube.com/watch?v=C4LgETd_q8I

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2uXZa_JCMS/