Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka festuar sot 27 vjetorin e lindjes.
Edhe pse në kushte të izolimit, bashkëshorti i saj aktori Bes Kallaku ka arritur ta surprizojë këngëtaren.
Ai e ka shndërruar shtëpinë në një ambjent të vërtetë feste, duke mbushur çdo cep me tullumbaca e shirita shumëngjyrëshe.
“Gëzuar ditëlindjen” është shkruar në një prej mureve të shtëpisë, ndërsa gjithandej të zënë sytë tullambace në formë zemrash, yjesh, si dhe një dysh dhe një shtatë gjigande që rrinë në ajër.
Këngëtarja ka postuar një foto ndërsa mban në krah të bijën dhe po shikon surprizën në shtëpi.
Ndërsa në një video ajo ka filmuar gjithë ambjentin e shtëpisë i dekoruar në mënyrë perfekte për ditëlindjen e saj.
Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B78xm-5HR8U/