Aktualitet

Rama, hapja do të jetë graduale, kjo situatë mund të zgjasë deri në…

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me Skype për emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili tha se lirimi i masave shtrënguese do të vijë në mënyrë graduale dhe nuk do të jetë si dita e çlirimit.

Kryeministri tha se duke u nisur nga parashikimet, falë masave të marra me shpejtësi dhe unitetet të krijuar nga i gjithë populli, Shqipëria është nën kurbën e parashikimit optimist.

Kjo sipas tij do të që të gjithë kanë bërë një luftë fantastike.

Rama shton gjithashtu se nuk mund të themi ende që e kemi kaluar rrezikun e madh, pasi kemi të bëjme me një luftë të panjohur dhe për asnjë moment nuk duhet të lëshojmë llogoren.

Kryeministri vijoi më tej duke theksuar se kjo mund të zgjasë 2,3,5 deri në 10 muaj, disa thonë që zgjat deri në tre vjet.

https://www.youtube.com/watch?v=aiaMrio3BWg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=aiaMrio3BWg

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/