Bieta Sulo festoi dje 35 vjetorin e lindjes dhe stafi i saj i kishte përgatitur një videomesazh surpriz me urime nga kolegë, miq dhe familjarë.
Video niste me Bietën fëmijë, më pas mesazhi i shoqes së saj të ngushtë e më pas prindërit dhe Albani me të birin.
Mesazhi i të atit ishte ai që e bëri moderatoren të derdhë lotë.
“Si sot 35 vite më parë ne u shtuam me një lule dhe asaj luleje ja vumë emrin Bieta. Rruga që ajo ka zgjedhur në jetë ka qenë e bukur, por edhe me vështirësi dhe përpjekje, të cilat ajo i ka përballuar me sukses”, thotë i ati në mesazhin e tij për moderatoren.
Më pas ajo është surprizuar me një lidhje live gjatë emisionit me të birin, të ëmen dhe Albanin.
Vogëlushi e uroi të ëmën me një puthje, ndërsa Albani kishte zgjedhur ti dedikonte vargjet e poezisë së famshme të Ismail Kadarese “Në parkun që mbuluan fletët”, duke ja recituar gjatë emisionit.
E gjithë kjo surprizë e ka emocionuar moderatoren e cila gjatë gjithë kohës nuk i ka mbajtur dot lotët.
https://www.instagram.com/p/B-xMFgBFV1n/Link: https://www.instagram.com/p/B-xMFgBFV1n/
https://www.instagram.com/p/B-xLF86lUgB/Link: https://www.instagram.com/p/B-xLF86lUgB/
Burimi i fotos: