ShowBiz

Flori pret flokët në kushte shtëpie, nuk do ta besoni në çfarë gjendje katandiset…

Në kohën kur është e pamundur ti dhurosh vetes një shkurtim flokësh tek berberi, shumica e meshkujve e kanë gjetur zgjidhjen duke ja lënë grave në dorë qethjen, ose duke u qethur vetë.

Aktori Florian Agalliu ka vendosur që ti qethë flokët pjesë, pjesë.

Fillimisht ai ka vendosur në kokë një si tip kapuçi për të ndarë pjesën e flokëve që donte të qethte.

Pas vizës ndarëse ka vijuar punën për të qethur pjesën e mbetur të flokëvë ne pjesën e poshtme të kokës.

Gjatë videos duke parë vështirësinë e punës dhe frikën se si do të dilte në fund, aktori duket sikur pendohet që mori përsipër një gjë të tillë, por në fund pasi shikon veten, bindet që nuk ka dalë dhe aq keq dhe që në njëfarë mënyrë e ka kaluar ame sukses provën.

Link: https://www.instagram.com/florianagalliu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2jAmlMpJpR/