Aktualitet

Kjo luftë ka vetëm një fund..Rama jep detajet nga masat e marra

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa foto nga tregu i Kombinatit i cili një javë më parë ishte mbipopulluar në orarin kur lejohej lëvizja.
Sot ky treg ishte shndërruar në një model të shkëlqyer të vetëditjes qytetare, pasi njerëzit kanë respektuar distancën dhe nuk janë grumbulluar në masë.
“Ja që nuk është çështje fashe orari, por thjesht çështje durimi dhe rregulli”, shkruan kryeministri në statusin e tij në Facebook ku tregon pamjet nga tregu.
Ai thotë gjithashtu se në këtë mënyrë kjo luftë ka vetëm një fund dhe fundi është fitorja e afërt e shqiptarëve.

Link dhe Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/