Zyrtarët vendas në Turqi njoftuan pasditen e së premtes se banorët në Ankara dhe në disa prej qyteteve kryesore në vend nuk do të lëvizin nga shtëpitë për 48 orët e ardhshme duke nisur që nga mesnata.
Ky njoftim i papritur ka shkaktuar një kaos të vërtetë në Ankara dhe Stamboll.
Mediat raportojnë se grumbuj njerëzish janë dyndur nëpër dyqane ushqimore, nëpër banka dhe dyqane pijesh duke shkaktuar rradhë të gjata e madje edhe sherre mes njëri tjetrit.
Kryetari i bashkisë së Stambollit në një njoftim në Twitter tha se ai nuk dinte asnjë gjë lidhur me ketë njoftim.
“Vendimet nuk merren papritur, ne nuk jemi të informuar. Ne ende nuk e dimë se çfarë shërbimesh do të ofrojmë nesër në Stamboll. Vendime të tilla shkaktojnë panik dhe Konfuzion”, shkruan kryebashkiaku në statusin e tij.
Ndërsa Sekretari i shtetit Suleyman Soylu tha kur tashmë ishte tepër vonë se nuk ka nevojë për panik.
Sipas Ministrisë, furrat e bukës, farmacitë, karburantet dhe zyrat postare duhet të qëndrojnë të hapura.
Turqia është një prej vendeve që ka pësuar një rritje të menjëhershme të rasteve me Coronavirus.
Sipas autoriteteve vendase aktualisht në Turqi janë rregjistruar 47 mijë raste me Coronavirus ndërsa 1006 persona kanë humbur jetën deri tani.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/people-brasil-guys-avpaulista-109919/