Aktualitet

Arti në zi, aktori i njohur ndërron jetë nga Coronavirus

Komediani i njohur britanik Tim Brooke Taylor ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare prej Coronavirus.

Njoftimin për largimin e tij nga jeta e ka dhënë agjenti i tij i cili tha se aktori ndërroi jetë një ditë më parë pasi rezultoi i prekur nga COVID-19.

Tim ishte i njohur për një sërë rolesh në filma komedi si dhe seriale dhe shfaqje televizive.

Ai mund të konsiderohet një prej komedianëve më të mirë në Britani dhe lajmi ka hidhëruar sidomos fansat të cilët kanë qeshur pa fund me rolet dhe humorin e tij ndër vite.

Link: https://deadline.com/2020/04/tim-brooke-taylor-dies-coronavirus-1202906515/