ShowBiz

Kur vizitonte babin ushtar, Getoari poston foton e rrallë nga fëmijëria

Këngëtari Getoar Selimi është rikthyer pas në kohë duke kujtuar fëmijërinë.

Ai ka postuar në instagram një foto ku pozon në duart e prindërve të tij.

Në këtë foto këngëtari duhet të ketë qenë jo më shumë se dy vjeç dhe tregon se ka shkuar të takonte të atin që në atë kohë ishte ushtar.
“Unë me prindërit e mi, për vizitë tek babi ushtar”, shkruan Geti krahas fotos.

Ajo që të bie në sy është ngjashmëria e tij me të atin dhe që e kanë vënë re një pjesë e mirë e fansave.

Në fakt këngëtari ka qenë një fëmijë shumë i ëmbël dhe ka ruajtur po të njëjtat tipare që ka edhe sot.

https://www.instagram.com/p/B-5GCIkHUYZ/

Link: https://www.instagram.com/p/B-5GCIkHUYZ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6oAQ9BHVsS/