Aktualitet

Rregulla të reja lëvizjeje nga e premtja, ja çfarë ndodh në fundjavë

Duke nisur që nga dita e sotme, orari i lëvizjes dhe i punës së bizneseve që lejohet të qëndrojnë hapur do të jetë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 17 e 30.

Kryeministri e njoftoi ndryshimin e orarit javën e shtuar dhe përveç zgjatjes së orarit të operimit të bizneseve, qytetarët do të kenë gjithashtu në dispozicion 90 minuta për të bërë pazar.

Por ajo që të bie në sy në vendimin e marrë nga qeveria është fakti që në fundjavë gjithçka do të paralizohet duke nisur nga e premtja.

Kështu të gjitha bizneset do të mbyllën në orën 17 e 30 të ditës së premtë dhe do të hapen mëngjesin e së hënës, kjo deri në një urdhër të dytë.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B99jciXJp0G/