ShowBiz

Albani poston foton e vjetër pa lejen e Miriam, do të qeshni me lot kur ti shihni si duken

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë hapur arkivat duke kujtuar kohën kur ishin të rinj në fillimet e lidhjes së tyre.

Këngëtarja postoi e para një foto të 13 viteve më parë, ku ata të dy dukeshin shumë të dashuruar me njëri tjetrin.

Ndërsa tashmë është Albani ai që ka gërmuar arkivat nga ku ka nxjerrë një foto të vitit 2009 ku ata të dy kanë pozuar me fytyra të shtrëmbëruara, duke marrë poza qesharake.

“Neve çifti perfekt dmth! Na falni, por ishin të rinj. Pa lejen e Miriam”, shkruan Albani krahas fotos të cilën mesa duket ja ka bërë surprizë këngëtares, pasi aprovimin e saj ndoshta nuk do ta merrte kurrë për të hedhur këtë foto.

Megjithatë, pavarësisht se kanë shtrëmbëruar fytyrat ata të dy duken shumë të këndshëm së bashku dhe kjo foto është një kujtim i bukur i kohës kur ishin në fillimet e lidhjes së bashku.

https://www.instagram.com/p/B-9sTr8gdZI/

Link: https://www.instagram.com/p/B-9sTr8gdZI/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxUkJefgkuy/