Këngëtarja Jonida Maliqi është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas dyshimeve se mund të jetë rilidhur përsëri me Romeon.
Ata të dy u ndanë në fund të vitit që shkoi, por disa detaje të reja vërtetuan se ata të dy mund të jenë pajtuar.
Këngëtarja ka postuar një foto ku shfaqet pa grim ndërsa në sup duken qartazi disa vija të kuqe.
“I raftë pika atij që të ka gërvishtur ashtu në sup”, shkruan njëra nga komentueset duke e shoqëruar komentin me një emoji që qesh me lot.
Por në fakt ato viza të kuqe i përkasin një tatuazhi dhe këngëtarja ka sqaruar komentuesen duke i treguar se në fakt ai është një tatuazh në sup dhe i thotë të mos ketë merak.
Këngëtarja ndërkaq ka pozuar në një makinë që mesa duket është makina e Romeos.
Ata të dy i pamë këtë fundjavë me video nga plazhi dhe duket se ishin të dy bashkë në të njëjtin vend.
Link: https://www.instagram.com/p/B-6w_dKHO8W/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B54pCfen_5O/