Aktualitet

Lehtësimi në lëvizje, Rama tregon orarin e qarkullimit të mjeteve, ja masat në rast shkeljeje

Që prej ditës së djeshme orari i ri i lëvizjes dhe i punës se bizneseve që qëndrojnë hapur është shtyrë deri në orën 17 e 30 minuta.

Gjithashtu të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë autorizim për të lëvizur duhet ta kryejnë lëvizjen nga ora 05:00 deri në orën 08:00 për të shkuar në punë dhe nga ora 16:00 deri në orën 17:30 për t’u kthyer nga puna.

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar përmes një statusi në Facebook se drejtuesit e mjeteve nuk e kanë autorizimin për të lëvizur gjatë gjithë ditës në mënyrë të pakufizuar.

Lëvizjet e pamotivuara në qëndrat urbane të automjeteve 4+1 nuk do të tolerohen nga policia pavarësisht autorizimeve dhe në rast të përsëritjeve të vazhdueshme do të dënohen në bazë të penaliteteve përkatëse.

Kryeministri sqaron se çdo lehtësim i masave shtrënguese do të shoqërohet me tolerancë zero për abuzimet që do të vihen re gjatë gjithë kësaj periudhe.

Link dhe burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/