Nëse dikush e kalon njëherë COVID-19, sa siguri mund të ketë që tashmë është imun dhe nuk mund ta marrë, apo ta përcjellë sëmundjen tek dikush tjetër.
Kjo është një pyetje që e bëjmë shpesh dhe për këtë arsye revista gjermane “Spiegel” ka vendosur që t’ju japë përgjigje pyetjeve të lexuesve të saj përmes ekspertëve.
Ata kanë kontaktuar virologen Melanie Brinkmann, profesoreshë në Institutin e Gjenetikës e cila sqaroi se ende nuk është e mundur që të jepet një përgjigje e saktë dhe e besueshme lidhur me këtë pyetje.
Ajo tha se tek personat e prekur nga COVID-19 është vënë re që antitrupat mbrojtës ndaj virusit u krijuan 10 deri në 14 ditë pas simptomave.
Këto proteina të prodhuara nga trupi duhet që ta mbrojnë një person që e ka kaluar njëherë këtë sëmundje.
Megjithatë sesa mirë dhe gjatë të mbrojnë antitrupat e formuar pas shfaqjes së Sars-Cov2, askush nuk mund ta thojë me siguri në këtë moment.
Nga eksperienca me viruset e tjera thotw Brikmann, antitrupat e krijuar sigurojnë që elementët patogjenë të mos shumohen nëse bien sërish në kontakt me trupin e një personi që e ka kaluar njëherë këtë sëmundje.
Megjithatë sipas virologëve aktualisht ekzistojnë dy skenare.
Skenari i parë është arritja e imunitetit të plotë, çka do të thotë se personi që është prekur një herë nga sëmundja, nuk mund të preket dhe as nuk mund të infektojë të tjerët.
Ndërsa skenari i dytë ka të bëjë me të ashtuquajturin imunitet parcial.
Në këtë rast tek personat që e kanë kaluar sëmundjen, ekziston ende mundësia për t’u riprekur apo për të infektuar të tjerët.
Megjithatë ekspertët thonë se mundësia e transmetimit të virusit varet kryesisht edhe nga sasia e virusit të pranishëm në organizëm.
Brinkmann u shpreh gjihashtu se për sa kohë nuk ka studime të plota, nuk mund të flitet me siguri lidhur me mundësinë e riaktivizimit të sëmundjes pas infektimit.
Burimi i fotos: ttps://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224