Franca është një tjetër shtet në Europë që raporton shifra shqetësuese prej COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ky shtet ka raportuar numrin më të lartë të viktimave brenda një dite që është rregjistruar në Evropë që prej fillimit të pandemisë.
Konkretisht ky shtet ka rregjistruar 24 orët e fundit 1438 viktima.
Sipas zyrtarëve francës 514 persona kanë ndërruar jetë në spital,ndërsa 924 të tjerë në qendrat mjeko sociale.
COVID-19 në Francë sipas autoriteteve është shumë aktiv dhe se duhet të tregohet vigjilencë në maksimum.
Shifrat zyrtare flasin për 147 mijë e 863 raste të rregjistruar në total në Francë ndërsa betejën me sëmundjen . e kanë humbur deri tani 17 mijë e 167 persona.
Burimi i fotos: ttps://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224