ShowBiz

Loredana poston videon më të bukur të së bijës, nuk do ta besoni si reagon ajo kur shikon Mozzik

Duket se ditët e kaluara në karantinë e kanë bërë vogëlushen Hana që të ndjejë mungesën e të atit.

Loredana ka postuar në instagramin e saj një video ku e bija reagon në mënyrën më të ëmbël ndërsa sheh foton e të atit.

Hana ka përballë çmimin që ka marrë Loredana me Mozzik vite më parë dhe aty është fotografia e të dyve.

Vogëlushja afrohet dhe shkon të puthë të atin përmes fotos, ndërsa Loredana shkruan krahas videos: “Puthje për babin”.

Reperja e ka shprehur disa herë se Mozzik është babai i fëmijës së saj dhe ajo do ta respektojë gjithmonë, por ky i fundit që prej reagimit të fundit ka vendosur të heshtë.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7lSMaKFniP/