Shkon në 26 numri i viktimave nga COVID-19 në vend.
Ministria e Shëndetësisë njofton se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 64 vjeçare nga Tirana e cila ishte e intubuar prej dy javësh.
Gjendja e pacientes së shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ajo ka pësuar arrest kardiorespirator.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 64 vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë duke e humbur betejën me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gruaja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkaq në vendin tonë janë rregjistruar deri tani 518 të prekur nga Coronavirus.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 24 raste të reja, ndërkohë që hartës i është shtuar edhe qyteti i Mallakastrës me një rast të ri.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=0cFMTgCtgMo
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/