Një foshnje vetëm 29 ditëshe është viktima më e re nga Coronavirus në botë.
Djali i porsalindur ka ndërruar jetë në një spital ne Filipine pasi kishte probleme serioze me frymëmarjen.
Sipas ekspertëve fëmija humbi jetën pas një infeksioni të rëndë në frymëmarje i quajtur sepsis.
Autoritet kanë njoftuar më herët se po në Filipine përpara vogëlushit një tjetër fëmijë 7 vjeçar ka humbur jetën nga Coronavirus.
Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë në Filipine ka njoftuar se në total në këtë vend kanë humbur jetën nga Coronavirus 349 persona, ndërsa numërohen rreth 5453 persona të prekur.
Link: https://www.mirror.co.uk/news/world-news/baby-dies-coronavirus-aged-just-21873482
Burimi i fotos: ttps://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224