Aktualitet

Sheshohet kurba në Shqipëri, Manastirliu ka ardhur koha kur duhet të…

Ka shkuar në 518 numri i personave të prekur me COVID-19 në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka raportuar nga kuvendi se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 24 raste të reja.

Megjithatë ajo tha se në Shqipëria është arritur të sheshohet kurba dhe se tashmë sfida pas javës së gjashtë të kësaj epidemie është faza e dytë e strategjisë së rihapjes së kujdesshme, hapa të cilat do të varen nga të dhënat e kurbës epidemiologjike

Konkretisht sipas Ministres numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve dhe se aktualisht në spitalet në vend janë shfrytëzuar vetëm 14% e kapaciteteve.

Ministrja tha gjithashtu se është duke u punuar për të gjurmuar të gjitha rastet e kontaktit me qëllim shkëputjen e zinxhirit të infeksionit në vendin tonë.

https://www.youtube.com/watch?v=MUwUfrKtOmQ&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=MUwUfrKtOmQ&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-Km5nRA6y0/