Aktualitet

21 raste të reja me Covid-19 në vend, një tjetër rreth i shtohet hartës

Shkon në 539 numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 21 raste të reja në vend.

Harta e të prekurve është shtuar edhe me rrethin e Kurbinit ku janë rregjistruar dy rastet e para.

Ndërkaq harta është shtuar me 11 raste në Shkodër, 4 në Tiranë dhe 4 në Krujë.

Gjatë 24 orëvë të fundit janë shëruar edhe 6 persona të tjerë duke e çuar në 283 numrin e personave që e kanë fituar betejën me COVID-19.
Në të dyja spitalet COVID, numri i të shtruarve është 43, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Numri më i lartë i rasteve rregjistrohet në Tiranë e cila ndiqet nga Shkodra ku virusi pati një përhapje të shpejtë në pak ditë.

https://www.youtube.com/watch?v=R6TJm8E_dvc

Link: https://www.youtube.com/watch?v=R6TJm8E_dvc

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/