Aktualitet

Masa lehtësuese nga e hëna, Rama premton më shumë lëshime pas 27 prillit

Duke nisur nga dita e hënë do të vihen në zbatim një sërë lëhtësirash për qytetarët, ndërsa pritet të hapen ato biznese që cilësohen si kategori me risk të ulët.

Gjatë komunikimit me qytetarët në Facebook, Rama tha se të gjithë ata që duan të shkojnë në punë me makinë nga java tjetër mund të lëvizin lirshëm me një leje javore, ndërsa mund të marrin me vetë edhe një person tjetër që i duhet të shkojë në punë.

Gjithashtu nga java tjetër do të lejohet lëvizja me automjet edhe për arsye shëndetësore, shoqëruar me dokument mjekësor.

Rama tha se duke nisur nga e hëna do të punojnë krejt lirisht brenda fashës apo edhe me turne të gjitha kategoritë që lejohet të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Ndërkaq të gjithë administratorët dhe bizneset në këto kategori duhet të garantojnë respektim të protokollit të sigurisë sipas rregullave të përcaktuara.

Kryeministri premtoi ndërkaq të tjera lëshime duke nisur nga data 27 prill, ndërsa shtoi se bashkë me lëshimet do të ashpërsohen pasojat për shkelësit e rregullave.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/180159656338600/

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/180159656338600/

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/