Aktualitet

Masat lehtësuese nga java që vjen, ja bizneset që do të hapen

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një interviste për “Opionion” në “Tv Klan”, tha se gjatë javës që vjen do nisë zbatimi i planit për hapjen e disa bizneseve të tjera të cilat hyjnë në grupin e bizneseve me risk të ulët.

Rama tha se një grup ekspertësh pranë qeverisë i ka ndarë bizneset në tre grupe risku.

Fillimisht duke nisur gradualisht nga java që vjen do të hapen bizneset me risk të ulët ku Rama përmendi shitjet me pakicë në tregjet ushqimore dhe të rrobave, aktiviteti i taksive me vetëm një person, tregëtia e kafshëve, luleve, bizhuve, lodrat e fëmijëve, bizneset audio video etj.

Por sipas Kryeministrit fillimisht është e rëndësishme të hyjë në fuqi kodi penal mbi rregullat që duhen zbatuar gjatë ushtrimit të aktivitetit.
Ndërkaq në kategorinë me risk të mesëm që do të hapet në një moment të dytë hyn transporti urban, ndërurban, tregjet me rroba të përdorura, autoshkollat etj.

Ndërsa në fund tek kategoria me risk të lartë që mesa duket do të hapen në përfundim të gjithë kësaj situatë Rama liston baret, restorantet dhe qendrat estetike.

https://www.youtube.com/watch?v=rqQJcUgokoc&feature=emb_err_watch_on_yt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=rqQJcUgokoc&feature=emb_err_watch_on_yt

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/