9 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Me rastet e reja numri total i të prekurve në vend shkon në 548.
5 nga rastet e konfirmuara i përkasin Kurbinit i cili vetëm dje ju shtuar hartës së të prekurve me dy rastet e para.
Ndërkaq harta është zgjeruar me dy raste të reja në Kukës, një në Fier dhe një tjetër në Tiranë.
Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 19 persona duke e çuar në 302 numrin total të të shëruarve.
Aktualisht në vendin tonë janë rreth 220 persona të infektuar aktivë një numër ky më i ulët krahasuar me numrin e personave që e kanë fituar betejën më këtë virus.
Ndërkohë në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 43 pacientë, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=bJ-t-uQ8OGI
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/